“Rama ka shkalluar dhe nuk vjen në Kuvend për shkak të laptopit të Ëngjëll Agaçit që ndodhet në prokurori dhe dosjes Mcgonigal”. Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga foltorja e kuvendit, teksa ngriti pikëpyetje mbi vendndodhjen e ish-sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë.
“Po ju vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vijë më në parlament, që është bërë i shkallmuar me një gjuhë që meriton çdo epitet me një gjuhë qenefi. Pse nuk vjen ai këtu? Dy arsye madhore janë që nuk vjen dot së pari ku është sekeratri juaj i përgjithshëm i kryeministrisë? Ku është Agaçi që dhuron edhe 30 ha? Ku e keni? A keni përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë kur sekretari i përgjithshëm ia mbath dhe i mashtroni e thoni që është në spital? Kur u thashë që është arratisur përhapët thashethemin se është në intubim. Të gjithë këtë rrugë do të ndiqni? Ku është? Laptopi i tij është në prokurori. Jeni të pashpresë. Laptopi është në prokurori, prandaj thirreni të vijë sesa t’ju nxjerrë laptotpi një nga një. Thirreni të vijë? .
Për dosjen MCgonigal Berisha i bëri thirrje Damian Gjiknurit që të pendohet pasi në këtë dosje do të jetë më e pakta dëshmitar për Ramën.
“Problemi i madh i desekulibrimti të tij është dosja Mcgonigal. ajo po shpërthen. Damian mos kujto se je krejt mënjanë ti. Dosja Mcgonigal. A e kuptoni që keni një njeri që korruptoi shefin e kundërinteligjencës së SHBA dhe bëri gjahun e shtrigave ndaj Trump? Çfarë mendoni se ajo dosje do të mbyllet. Ajo dosje nuk mbyllet. Damian shko ku të duash edhe në në malin Athos dëshmitar për Ramën do thirresh nuk ke ku të shkosh. Është akti më flagrant i korrupsionin i ka dhënë 255 mijë dollarë nga zyra e tij. Por dijeni ke edhe ti. Dëshmitarin e ke të sigurt, mos më shumë. Më mirë pentito. E shihni si është shkallmuar prisni kur ti bjerë tavolinës me kokë. Kur nuk ke parim e je i aftë të kryesh çdo krim del një ditë ajo”.
Së fundi Berisha u bëri thirrje socialistëve për të miratuar ligjin e desorofikimit.
“Së treti, janë 10 milionë dollarë dhe ajo është vetëm maja e ajsbergut, që janë dhënë për reformën në drejtësi Delina Ficos. Se sa ka marrë Linda Rama nga paratë e taksapaguesve, nuk e di njeri, por edhe ajo do dalë. Prandaj të sillet ligji i desorofikimit të vendit këtu. Të presim me gërshërët e ligjit çdo lidhje me monstrën e njerëzimit, Xhorxh Soros dhe paratë e tij toksike. Pse do mbani të gjithë ju këtë barrë të rëndë, kur një pjesë nuk keni lidhje me Sorosin? Pse do mbani mëkatet e tmerrshme të Edi Ramës? Pse do mbani ju aktakuzat e rënda të laptopit të Engjëll Agaçit? Pse do mbani ju marrëdhënien kriminale të tij me McGonigalin? Është koha, secili prej jush të zgjohet”. (A2 Televizion)