Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit në rubrikën "Sy m’Sy", u ndal edhe tek Panairi i Punës që do të organizohet të dielën e 2 marsit, në Athinë.
Kreu i qeverisë tha se në panair do marrin pjesë shumë kompani shqiptare me ofertat e tyre për punë në sektorë të ndryshëm si turizmi apo ndërtimi, shkruan A2.
“Kemi një panair të madh në Athinë me 2 mars, në një ditë të gjatë me shumë aktivitete ku synojmë të vëmë në kontakt të drejtpërdrejtë shumë kompani shqiptare të Shqipërisë në ndërtim, turizëm, inovacion me bashkatdhetarët tanë në Athinë edhe më gjerë mbase", tha Rama.
"Gjithë materiali do jetë në dispozicion edhe në një faqe online, ku të gjithë mund të hyjnë dhe të shohin mundësitë që janë për të lidhur kontrata pune, qoftë sezonale për truizmin, ose vjetore qoftë në turizëm, ndërtim ose fusha të tjera”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)