Berisha: Rama u jep goditjen e mëshirës fermerëve, fondet shkojnë në sektorët ku vidhen më shumë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2024, 12:43 | Politikë

Berisha: Rama u jep goditjen e mëshirës fermerëve, fondet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama me politikat e tij i ka goditur rëndë fermerët.

Komentet Berisha i bëri i bëri në një konferencë për mediat me lidhje live nga banesa e tij, teksa ndodhet në ‘arrest shtëpie’ nën akuzën për korrupsion.

Berisha tha se edhe në 40 milionë euro të përllogaritura, vetëm 18 milionë euro mbeten për fermerët, pasi pjesën tjetër e merr administrata.

Ai shtoi gjithashtu se në një hark kohor 4-5 vjeçar, gjedhët kanë rënë me mbi 50 % të numrit të kokëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edhe në këto 40 milionë euro, sipas llogaritjeve, 55-60 përqind merren përsëri nga administrata dhe 40 përqind e tyre u mbeten, pra rreth 18 milionë mbeten për fermerët.

Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj tyre.

Të mos harrojmë se ky fermer blen inputet me çmimet më të shtrenjta.

Se mbi këtë fermer rëndojnë taksat armiqësore, TVSH zero në blerje dhe 20 në shitje.

Mbi këtë fermer rëndon mungesa e plotë e informacioneve për orientimet e tregut.

Mungon këshilla e domosdoshme për ta.

Kjo ka sjellë një rënie katastrofale të prodhimit blegtoral dhe bujqësor në Shqipëri.

Në një hark kohor 4-5 vjeçar, gjedhet kanë rënë mbi 50 përqind të numrit të kokëve. Po kështu të imëtat.

Në vend që buxheti të synonte shënimin e kthesës, përkundrazi i jep një goditje mëshire këtij sektori që jep 20 përqind të prodhimit të brendshëm të vendit.

Dhe kjo me qëllimin e vetëm që fermerët shqiptarë të largohen nga Shqipëria, të braktisin këtë tokë që është ndër më pjelloret.

Paratë përqendrohen që të gjitha në sektorë ku vjedh më shumë qeveria.

15 përqind e buxhetit është në duart e Lubi Ballukut, asistentes më kryesore në vjedhje të Edi Ramës, e cila u kujtoj edhe njëherë të dashur qytetarë, mos harroni se në praktikën e Edi Ramës që ndante lejen e ndërtimit për çdo shkallë pallati, Lubi Balluku ndan unazën e Tiranës që ka mbetur në 14 kontrata në mënyrë që të mjelë, vjelë 14 gjoba.

Vjedhëse të tillë nuk ka parë, por gjithçka është në arkën e përbashkët Rama-Balluku, siç i kanë pasur në bashki gjërat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos