Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Eliot Engel: Askush nuk ka bërë më shumë për kombin shqiptar

Nga A2 CNN
11 Prill 2026, 14:06 | Politikë

Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Eliot Engel: Askush nuk ka

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një nga miqtë më të shquar dhe më të çmuar të kombit shqiptar.

Berisha mbajti një minutë heshtje në nderim të Engel, duke e vlerësuar si një zë të fuqishëm dhe të pamposhtur të çështjes shqiptare në SHBA.

“Të dashur miq, këtë takim me ju duhet ta filloj me nderimin me një minutë heshtje të njërit prej miqve më të shquar, më të shtrenjtë dhe më të çmuar të kombit shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo që ndodhen, ish-kongresmenin Eliot Engel”, u shpreh Berisha.

“Eliot Engel punoi si kongresmen për 16 legjislatura në Kongresin e SHBA, ndau kohën dhe zemrën e tij krahas zgjedhësve dhe vendit të tij, por edhe si promotor, avokat, zë i pamposhtur i kauzës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës, shqiptarëve në Mal të Zi dhe për demokracinë shqiptare”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos