
Në Gjirokastër, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë ndaluar shtetasin Adriatik Onjea, 54 vjeç, banues në qytet, i shpallur në kërkim dhe ndaj të cilit Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas njoftimit zyrtar, ish-drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, është vetëdorëzuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ku më pas është ndaluar nga strukturat e Policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)