
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se "kjo javë është përcaktuese për 24 janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë".
"Zemërimin më të fuqishëm të shqiptarëve. Guximin e tyre më të madh. Miq, po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që i bëhej shqiptarëve. Karshi tyre qëndronte Lubi Balluku, hajdutja më e madhe e kohërave që kanë pasur shqiptarët në pushtet, e dërguar aty kastile nga Edi Rama për të provokuar shqiptarët, për të poshtëruar shqiptarët, për t’u thënë atyre se ne u kemi u vjedhur dhe do u vjedhim dhe ja ku jemi. Rojet i dolën përpara, largohuni u thashë, mos u bëni maskë e fytyrës të saj, ta shohin shqiptarët se çfarë fytyre ka. Miq, ka tejkaluar çdo lloj norme, çdo lloj morali, çdo lloj sjellje. Shqiptarët po presin me padurim revoltën, kryengritjen paqësore, përballjen dhëmb për dhëmb me këtë regjim, fitoren e opozitës. Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si orën e tyre, si të vërtetën e tyre të madhe. Ndaj secili këtë javë, këto ditë, secili nga ne dhe çdo opozitar, të bëjë gjtihçka, të mos i mungojë Shqipërisë më 24 janar", tha Berisha, shkruan A2.
"Të mos i mungojë lirisë më 24 janar. Të mos i mungojë guximit qytetar më 24 janar. Të mos i mungojë dinjitetit njerëzor më 24 janar. Miq, mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë. Ngjarje të mëdha, protesta e dhjetorit ushtoi fuqishëm në mbarë botën. Zëri juaj u dëgjua në katër anët e planetit", shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)