Projektligji për Policinë Bashkiake, ministrja Koçiu: Standarde të unifikuara dhe shërbime më efikase

Nga A2 CNN
19 Janar 2026, 16:25 | Politikë

Projektligji për Policinë Bashkiake, ministrja Koçiu: Standarde

Projektligji i ri “Për Policinë Bashkiake” synon përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e sigurisë publike, përmes forcimit të rolit të strukturave vendore dhe vendosjes së standardeve të unifikuara në të gjithë vendin. Pas konsultimit publik, nisma pritet të diskutohet në Këshillin Konsultativ me pushtetin vendor.

Sipas projektligjit, Policia Bashkiake do të organizohet në dy nivele: qendror dhe vendor. Niveli qendror do të përcaktojë standardet kombëtare dhe do të koordinojë punën e strukturave vendore, ndërsa niveli vendor do të ruajë autoritetin në terren, me kompetenca të shtuara për shërbime më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, thekson se synimi është ndërtimi i një Policie Bashkiake më profesionale, më të besueshme dhe më pranë qytetarëve.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos