Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se qëllimi i shqiptarëve është një dhe i vetëm, rrëzimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe krijimi i qeverisë teknike.
Komentet Balliu i bëri nga ‘Foltorja’ e organizuar nga PD para Kryeministrisë, ku tha se qytetarët dalin në protestat e thirrura nga PD, pa marrë parasysh kushtet e motit.
Balliu e cilësoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama si të lidhur me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar, teksa shtoi se opozita nuk lejohet të flasë dhe denoncojë në Parlament.
“Se është shi, se është vapë, se është ftohtë, akull siç është sot, qytetarët, qëndrestarët e kanë ndarë mendjen, misioni është një dhe i vetëm, qeveri teknike, largimi i Edi Ramës, largimi i hajdutëve dhe karteleve nga institucionet e shtetit shqiptar.
Opozita nuk po flet dot për ligje, sepse këtu ka vetëm denoncime. Opozita nuk lejohet që të flasë për qytetarët, sepse duhet të mbrohet Ergys Agasi.
Opozita nuk lejohet të denoncojë në Parlament dhe prandaj mbyllet Parlamenti, sepse pas çdo denoncimi janë kartelet e Edi Ramës, është vetë Edi Rama”, tha mes të tjerash Balliu.
(A2 Televizion)