Berisha - SPAK: Pse nuk e arrestoni Taulant Ballën, anëtarin e grupit të Suel Çelës dhe Bajrave

Nga A2 CNN
21 Prill 2025, 09:33 | Politikë

Berisha - SPAK: Pse nuk e arrestoni Taulant Ballën, anëtarin e grupit

Vetëm pak minuta qëndroi Sali Berisha në SPAK, në paraqitjen e tij të radhës para oficerit të policisë gjyqësore. Pas daljes, kreu i PD foli për mediat duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe Taulant Ballën për lidhje me krimin e organizuar.

Sipas Berishës, hetimet e SPAK për dosjen “Partizani” nisën pas një denoncimi nga Balla. Lideri i opozitës kërkoi ndalimin e këtij të fundit, duke thënë se është i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris” dhe vepron si anëtar i grupit kriminal të Suel Çelës dhe Bajrave.

“Erdha këtu pa përtesë, çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si një dëshmie e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të sulmuar kundërshtaret politik. Hetimi shterues 4-vjecar, dhe vettingu 32-vjeçar familjar i Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej 100 mijë euro dhe një apartament. Keqpërdorimi i SPAK është pjesë e strategjisë së Ramës për të goditur opozitën shqiptare. Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt, të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujës, Taulant Ballës dhe është mbajtur në këmbë për qëllime politike. Çështja kundër meje është dëshmi e standardit të dyfishtë. Një mal të tërë me fakte për vjedhje dhe korrupsionin qeveritar, në këtë rast ftoj çdo qytetar të pyesë SKAP-in e partisë se pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë ku ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij, kur disponojnë të gjithë dokumentet se është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yairs, të Suel Çelës, dhe të Bajrave. Ftoj qytetarët të pyesë SPAK se ku kanë shkuar 130 mln euro të djegësit të Tiranës, pse nuk heton Edi Ramën që ka paguar 130 milionë euro pa dhënë asnjë tullë. Pse nuk është marrë në hetim ose në ndjekje”, tha Berisha.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos