VIDEO| “Do reformojmë drejtësinë” - Flamur Noka zbulon planin e PD me SPAK: Ja çdo ndodhë pas 11 majit

Nga A2 CNN
20 Prill 2025, 21:25 | Politikë

Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN nga ku u shpreh se pas 11 majit drejtësia do të reformohet.

“Shqiptarët do të kenë pas zgjedhjeve të 11 majit drejtësinë që meritojnë. Do të kenë atë drejtësi që flet në emër të ligjit dhe vetëm në emër të ligjit.

E para, do t’iu sekuestrohet çdo cent pasuri e vjedhur publike të gjithë kusarëve të pushtetit, që nga përgjegjësit e sektorit, drejtorët e çdo niveli, deri te kryeministri. Ata do të kalojnë në një sitë të imët dhe të detajuar sepse janë majmur si derra duke vjedhur pasurinë e shqiptarëve.

E dyta, unë përmenda një buxhet 60 miliardë euro. Ne, qeveria e Berishës, ka dyfishuar rrogat, ka trefishuar subvencionet. Do t’u sekuestrohet kusarëve çdo cent. Këtu vetëm vidhet, këtu nuk punohet”, u shpreh Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos