Bllokohet qarkullimi te Bashkia e Tiranës, tensione mes qytetarëve

Nga A2 CNN
7 Tetor 2024, 18:37 | Politikë

Ka nisur protesta e opozitës, e cila këtë të hënë është pa një skenar të qartë dhe pa fjalime nga drejtuesit politikë të Partisë Demokratike apo të partive të tjera opozitare.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa kanë bllokuar fillimisht rrugën te Bashkia e Tiranës, shkruan A2.

Mësohet se në momentet e para ka pasur edhe tension mes protestuesve dhe qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me automjete, por më pas gjithçka është qetësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos