Boçi: Nuk ka 4 variante për reformën territoriale, por një hartë të pakonsultuar

Nga A2 CNN
8 Prill 2026, 18:23 | Politikë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi në emisionin “Ditari i Padites”, të moderuar nga Pandi Gjata, se propozimet e PS-së për reformën territoriale nuk përbëjnë katër variante reale. Sipas Boçit, ideja e “katër modeleve” është e pasaktë, pasi në thelb, sipas tij, bëhet fjalë për një hartë të vetme të parapërcaktuar, e cila nuk është konsultuar me grupet e interesit.

A ekzistojnë 4 variante? 4 variante do të thotë që ne fund fare ka një vizatim harte. Tani të mos bëjmë sikur logjika nuk të çon të harta. Ka një parashtrim të tezave, por mungon nga ana grafike. Harta nuk është anë grafike. Harta është mënyra si e koncepton, si e transmeton, si ia atashon kompetencat, funksionet, si krijon decentralizimin, si rrit nivelin e shërbimeve, si e stimulon autonominë financiare. Me dashje është iniciuar një hartë. Madje unë s’do thoja 4 alternativa, aty ka vetëm një alternativë. Janë hedhur tymnajë që variojnë nga forma e bashkimit të bashkive, te realizimi i nivelit të dytë të qeverisjes, të nivelit të rajoneve, që është një nivel i negociueshëm. Është një variant, i pakonsultuar, pa marrë miratim nga grupet e interesit, sepse s’kanë filluar dëgjesat, por edhe nga vet publiku, qytetari. Ku ka Europa bashki me nivel të tillë popullate? Referenca që marrin për bazë PS u referohet vendeve nordike. Referencat tona duhet të jenë me të ngjashmit tanë”, tha Boçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos