
Flamur Noka është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me akuzën për shpifje.
Vendimi u mor më 8 prill 2026 nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, pas shqyrtimit të padisë së paraqitur nga Gjergji Vishkulli.
Ky i fundit kishte kërkuar nga gjykata deklarimin fajtor të Nokës, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, për një denoncim publik të bërë në rrjetin social Facebook.
Po ashtu, Vishkulli kërkonte që Noka të detyrohej të përgënjeshtronte deklaratat e tij në të gjitha mediat kombëtare, me shpenzimet e veta, duke publikuar edhe vendimin e gjykatës. (A2 Televizion)