Gazetari Lutfi Dervishi komentoi pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të Bordit të Paqes që u mbajt sot në Uashington. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai shpjegoi edhe qëllimin e pjesëmarrjes së kreut të qeverisë shqiptare. Sipas tij, Rama shfrytëzoi dy minutat që kishte në dispozicion, por i shfrytëzoi maksimalisht për të përcjellë mesazhin e tij.
“Domethënë e ndoqa pothuajse të gjithën aktivitetin. Fokusi ishte te Gaza. Ajo çfarë mund të thuhet në këtë kontekstin tonë është që kryeministrit i duheshin dy minuta, i mori, i shfrytëzoi dhe i arriti. Domethënë te pjesa e Gazës duke përdorur dhe fjalën Inshallah dhe duke u përqendruar te fëmijët e Gazës, tek etiketimi i Hamasit”, u shpreh Dervishi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Në këndvështrimin e tij kryeministri Rama artikuloi pikërisht atë që Trump do të dëshironte të dëgjonte.
“Është një shprehje që thotë ishte muzikë tamam përveç e presidentit Trump. Çfarë kishte qejf të dëgjonte presidentin Trump e dëgjoi dhe duke shfrytëzuar aftësinë e tij në retorikë”.
Dervishi theksoi se Rama, përmes aftësisë së tij retorike, arriti të përfshijë edhe çështjen e ishkrerëve të UÇK-së që mbahen në Hagë, e cila nuk ishte pjesë e agjendës së samitit. Sipas gazetarit, Rama përmendi edhe figurën e prokurorit që ka ngritur akuza ndaj Trump, duke e lidhur me çështjen e drejtuesve të UÇK-së në Hagë.
“Arriti që të nxjerrë një çështje që ishte të kthejë në vëmendje për aq sa ja ka arritur dhe nuk e di efektin më pas, me një gjë që për ne është shumë e madhe, por për ata nuk ka, nuk ishte çështje e temës. Pra, nuk ishte Haga, fati i UÇK-së në Hagë, çështje e samitit, por ajo arriti që ta marrë duke shfrytëzuar dhe faktin që bëhet fjalë për të njëjtin prokuror që ka hapur çështjen ndaj presidentit”, u shpreh ai për Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Ai theksoi se përgjegjësitë për krijimin e gjykatës speciale duhen parë në retrospektivë, pasi në atë kohë ka pasur presion ndërkombëtar për ngritjen e saj, por edhe zëra kundër. Në këtë kontekst, Dervishi kujtoi edhe qëndrimin e hershëm të Albin Kurti, i cili kishte paralajmëruar se UÇK-ja mund të lidhej me akuza për krime.
“Tani tek çështja e drejtuesve të UÇK-së në Hagë, domethënë ndoshta faji më i madh duhet parë në retrospektivë, sepse në atë kohë kanë qenë të gjithë miq që ushtronin presion maksimal, por sigurisht ka pasur dhe zëra kundër që mos e ngrini këtë gjykatë. Më kujtohet fjalimi i Albin Kurtit që tha që UÇK-ja do ndërlidhet me shtëpinë e verdhë, me krimin e me më the tash pak a shumë ka qëlluar si thënie profetike e tij dhe ka dalë”.
(A2 Televizion)