Zgjerimi i mbrojtjes nga pezullimi, debati kushtetues përplas demokratët dhe socialistët në parlament

Nga Fjorela Beleshi
19 Shkurt 2026, 18:06 | Politikë

Demokratët dolën kundër ndryshimeve ligjore në kodin e procedurës penale të firmosur edhe nga vetë Edi Rama, që pengojnë pezullimin nga detyra të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë. Për kryetarin e grupit parlamentar të PD halli i vetëm i kryeministrit është të mbrojë veten me ligj duke i vendosur barriera drejtësisë.

Sipas Gazment Bardhit, të majtët e kanë mbajtur peng imunitetin e Belinda Ballukut në Këshillin e Mandateve për të ardhur tek prekja e kodit të procedurës penale.

Nismën nga socialistët e mbrojti homologu i Bardhit, Taulant Balla, duke i justifikuar ndryshimet me nevojën e ardhur nga vendimi i Kushtetutës.

Replikat vijuan më tej, ku Bardhi dhe Balla folën me fjalët kryetarit të komisionit të Jashtëm të PE David McAllister.

Kësaj akuze të socialistëve i dha përgjigje vetë Sali Berisha. Nuk dha shumë detaje, por darkën e kryeministrit me delegacionin e PE, Berisha e cilësoi si një takim të vështirë për Edi Ramën.

Ndërkohë brenda në sallë, debati verbal shkoi për tej me akuza personale mes Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës.

Në sulm u hodhën edhe dy deputetët socialistë të Fierit, që iu sulen kryetarit të grupit demokrat, por përgjigjen e morën nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Pavarësisht debateve dhe thirrjes së PE për dialog politik, socialistët janë të vendosur të miratojnë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale në mënyrë të njëanshme, ndërsa demokratët u bënë thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e së premten në orën 18:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos