Burime për A2 CNN: Edi Rama bën ndryshime rrënjësore në qeveri

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2026, 20:07 | Politikë

Burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Edi Rama ka folur për ndryshime në qeveri.

Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, bëri me dije në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli ndryshimet edhe pse të cilat ende nuk janë konfirmuar.

Mësohet se Albana Koçiu do të marrë postin e zëvendëskryeministres, Ferit Hoxha do të jetë ministër i Jashtëm, Toni Gogu ministër i Drejtësisë, Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës, Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Parlamentin dhe largohet Pirro Vengu si ministër i Mbrojtjes, të cilin do ta zëvendësojë Ermal Nushi

Mësohet se Besfort Lamallari nga ministër Drejtësie do të jetë tashmë ministri i ri i Brendshëm.

Ndërkohë, socialistët kanë qenë në linjën që pezullimi i Belinda Ballukut është i mjaftueshëm në këtë fazë të hetimeve, bëjnë me dije burime nga mbledhja në Pallatin e Brigadave.

Vetë Balluku mungonte në këtë mbledhjet të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave. Në fjalimin e mbajtur sot për afro 90 minuta, kryefjala e mesazhit të Ramës ishte drejtësia me “padrejtësitë” e pretenduara në shumë procese ndaj pushtetarëve të majtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos