Socialistët në një linjë për çështjen Balluku, ja qëndrimi i mbajtur në mbledhje

Nga Fjorela Beleshi
26 Shkurt 2026, 19:33 | Politikë

Socialistët në një linjë për çështjen

Socialistët kanë qenë në një linjë që pezullimi i Belinda Ballukut është i mjaftueshëm në këtë fazë të hetimeve, bëjnë me dije burime nga mbledhja në Pallatin e Brigadave për gazetaren e A2CNN Fjorela Beleshi.

Megjithatë vlen për t’u theksuar se ende nuk ka një vendim, por ende vetëm diskutime. Kryeministri Rama nuk dha një afat për zëvendësimin e Ballukut në qeveri, ndërsa për imunitetin e saj si deputete do të presë raportin e Ulsi Manjës.

Vetë Balluku mungonte në këtë mbledhjet të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave. Në fjalimin e mbajtur sot për afro 90 minuta, kryefjala e mesazhit të Ramës ishte drejtësia me “padrejtësitë” e pretenduara në shumë procese ndaj pushtetarëve të majtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos