Bylykbashi: Mazhoranca dështoi të bënte reformën zgjedhore

Nga A2 CNN
25 Korrik 2024, 13:53 | Politikë

Bylykbashi: Mazhoranca dështoi të bënte reformën zgjedhore

Në një konferencë për mediat këtë të enjte, nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, u shpreh se mazhoranca dështoi të bënte reformën zgjedhore, ndërsa sipas tij Edi Rama mbajti peng komisionin e reformës zgjedhore.

“Konferencë për mediat n/Kryetari i PD Oerd Bylykbashi dhe Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso

U përmbyllë një punë në grupin e dialogut për çështje të reformës zgjedhore. Mazhoranca dështoi që të bënte reformën zgjedhore, e cila ishte edhe kërkesë e faktorit ndërkombëtarë.

Edi Rama refuzoi çdo elementë, çdo kërkesë që do të mundësonte reformën zgjedhore. U refuzua kërkesa mes PS-PD dhe forcave të tjera për ndryshimin e kodit zgjedhor për mosheqjen e koalicioneve, siç ka qenë më parë.

Ajo marrëveshje u përshëndet nga sekretari i Shtetit dhe KE dhe kancelari të tjera. Po kështu, Rama refuzoi të trajtonte të gjitha ato rekomandime që do të vendosnin rregulla më të forta në lidhje me shitblerjen e votës.

Edi Rama mbajti peng komisionin e reformës zgjedhore, në mënyrë që të bënte Pazar që ai të merrte primin e mazhorancës”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, Bylykbashi theksoi se opozita arriti sukses me votën e emigrantëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos