Zgjatet afati për komisionin hetimor për 'Sterilizimin' dhe ‘Check-up’

Nga A2 CNN
25 Korrik 2024, 11:05 | Politikë

Zgjatet afati për komisionin hetimor për 'Sterilizimin' dhe

Kuvendi ka miratuar ditën e sotme shtyrjen e afatit të Punimeve të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për ‘Sterilizimin’ dhe ‘Check-up’.

Sipas këtij vendimi, puna e Komisionit Hetimor u  shty deri më 22 tetor 2024. Kanë qenë 95 deputet që kanë votuar pro shtyrjes së afatit të Komisionit Hetimor për Kontratat në Shëndetësi.

I vetmi që ka votuar kundër shtyrjes së afatit ka qenë Erion Braçe.

Ndërkohë, më me 90 vota pro u miratua të ngrihet Nënkomisioni parlamentar për Auditimin e Sektorit Publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos