
Më 23 maj, Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për të zgjedhur kryetarin e ri. Kështu është vendosur në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD këtë të hënë, shkruan A2 CNN.
Më 6 qershor do të zhvillohet edhe mbledhja e Kuvendit Kombëtar të partisë më të madhe opozitare.
Deri tani, asnjë kandidat nuk ka shprehur interes për të rivalizuar me Sali Berishën për postin e kryetarit. (A2 Televizion)