
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama me disa prej deputetëve të Vlorës dhe kryetares së bashkisë.
Çështjet që lidhen me zhvillimet dhe projektet në qytetin bregdetar ishin në fokus të takimit të zhvilluar në një bar restorant në zonën e Plazhit të vjetër.
Kreu i qeverisë Rama u ndal në Vlorë pas fundjavës së kaluar në Dhërmi. Mësohet se Rama ka qëndruar në Dhërmi që prej datës 14 mars, ndërsa gjatë ditës së sotme është ndalur në qytetin e Vlorës.
Në mbërritje, kryeministri është pritur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, dhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini. (A2 Televizion)