“Krahas kryengritjes, përgatitemi për zgjedhjet vendore”, Berisha zbulon se kur do mbahet Kuvendi i PD

Nga A2 CNN
16 Mars 2026, 13:17 | Politikë

“Krahas kryengritjes, përgatitemi për zgjedhjet vendore”,

Kryedemokrati Sali Berisha zbuloi në mbledhjen e sotme të Kryesisë se në fillim të qershorit pritet të finalizohet Kuvendi i Partisë Demokratike. Berisha po ashtu kërkoi që krahas kryengritjes paqësore të nisin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore, raporton A2CNN. 

Të vazhdojmë në këtë drejtim, të finalizojmë sipas përcaktimeve që u lexuan zgjedhjet në degë, ta mbyllim këtë proces, ta finalizojmë me Kuvendit në fillim të qershorit dhe rikthehemi krahas kryengritjes paqësore, rikthehemi tek përgatitjet për zgjedhjet vendore, për të cilat duhet të angazhohemi me të gjithë forcën”, tha Berisha, ndërkohë që mbledhja vijoi me dyer të mbyllura.

Ai e konsideroi një dimension emancipues faktin që pesë zonja u zgjodhën në drejtim të degëve të PD.

"Për t’u përshëndetur si hap pozitiv është gjithashtu zgjedhja në Lezhë, në Vlorë, Sarandë dhe Himarë me votën e lirë të demokratëve i katër zonjave të nderuara. Edhe në Dimal, pesë. U tejkalua një mentalitet i prapambetur, paternalist, absolutisht i pabazë", tha Berisha. 

Kryedemokrati u shpreh se ky proces dëshmoi edhe njëherë se nuk duhet të heqim dorë nga primaret, duke shtuar se "sa më shumë konsolidohet kjo traditë, aq më e fuqishme bëhet PD'.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, pritet të diskutohen një sërë çështjesh me rëndësi, nga protesta e 22 marsit, te procesi zgjedhor brenda PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos