Ceremonia në bashki nxeh Ilir Metën: PS po kthen rininë shqiptare në homoseksuale

Nga Ervin Koçi
19 Maj 2024, 13:21 | Politikë

Teksa politika shijonte diellin e së dielës, Ilir Meta zgjodhi të mos bëj pushim dhe të dalë përpara kamerave. Një çështje duket se e kishte shqetësuar kryetarin e Partisë së Lirisë të cilën e kishte hedhur në letër. 

“Sjellja e bashkisë së Tiranës dhe qeverisë shqiptare është e pabesë sepse PS nuk është mandatuar nga PS dhe në fushatat e tyre elektorale, asnjëherë nuk e kanë patur në programin e tyre kthimin e rinisë shqiptare në homoseksualë”, tha Meta.

Akuzat për promovimin e homoseksualitetit, Ilir Meta nuk i kishte vetëm ndaj qeverisë, por edhe diplomatëve të akredituar në Tiranë.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që mos t’i nënshtrohen diktaturës homoseksuale dhe perverse që po imponohet me forcë nga lobet ndërkombëtare sepse ajo kërcënon seriozhisht vazhdimësinë e kombit, por edhe të të jetës”, shtoi Meta.

Partia e Lirisë ka në programin e saj një plan me pesë pika, mes të cilave edhe shtimin e popullsisë në katër milionë banorë, ndërsa maxhoranca sipas tyre, promovon vesin. 

“Rilindja nuk promovon asnjë vlerë të shëndosh të familjes, të shoqërisë dhe kombit, por promovon shkatërrimin e familjes, promovon surrogatsinë, promovon abortin, promovon legalizimi ne drogës dhe bixhozit dhe të çdo vesi që godet familjen shqiptare”, përfundoi Presidenti i Partisë së Lirisë.

Reagimi i Ilir Metës erdhi pas njoftimit të një ceremonie martesore mes dy personave të të njëjtës gjini në tarracën e Bashkisë së Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos