
Kanë dalë rezultatet e para nga numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën ditën e sotme në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, deri më tani kryeson Lëvizja VetëVendosje me 45.11 % të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 19.11 % të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.46% të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.15 % të votave, Lista SRPSKA me 4.43 % të votave dhe Koalicia Vakat me 1.91 % të votave.
Në zgjedhjet e ditës së sotme në Kosovë morën pjesë rreth 44.99 % e votuesve me të drejtë vote, shkruan A2 CNN.
Këto zgjedhje vijnë pasi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nuk arritën të prodhonin një shumicë të mjaftueshme për formimin e qeverisë.
(A2 Televizion)