Debat për Ballukun ne Kuvend, Rama refuzon interpelancën, PD e akuzon për presion ndaj drejtësisë

Nga Fjorela Beleshi
4 Dhjetor 2025, 17:45 | Politikë

Kryeministri Edi Rama refuzoi interpelancën në Parlament, të kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, për zv/kryeministren dhe ministren e pezulluar Belinda Balluku. Lajmin nuk e dha vetë Rama, pasi nuk ishte i pranishëm në sallë; këtë detyrë e kreu kryeparlamentari Niko Peleshi.

Arsyetimi i Peleshit, sipas Gazmend Bardhit, nuk është i sinqertë, pasi kreu i opozitës thotë se Kryeministri ka frikë të përballet me deputetët në Parlament, ndërsa po i bën presion drejtësisë.

Ndër të tjera, kreu i grupit parlamentar thekson se Edi Rama ka lexuar gabim opinionin e Komisionit të Venecias, të cilin Kryeministri e citon në mbështetje të mendimit se ministri nuk mund të pezullohet.

Peshën e mbrojtjes nga ana e mazhorancës e mbajti ministri i Drejtësisë, duke replikuar me anë të një fjalimi të shkruar.

Debati i dha zemër që të thyente heshtjen Olta Xhaçkës, për të cilën Edi Rama ka injoruar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese. Si një nga ish-ministrat e shumtë të kësaj qeverie që janë paraqitur para prokurorëve të SPAK-ut, Xhaçka tregoi se si është drejtësia sot në raport me politikanët, shkruan A2 CNN.

Opozitarët mendojnë se korrupsioni ka gjunjëzuar qeverisjen qendrore, ndërsa kërkojnë shkarkimin e Belinda Ballukut.

Pasi foli jashtë për problemet brenda partisë së tij, Sali Berisha hyri në foltore për t’u treguar se si janë katandisur socialistët dhe më pas u largua nga seanca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos