Debati për masat e arrestit me burg, Gjykata e Lartë do të ndryshoje praktikën, PD kundër: Minon SPAK

Nga Ervin Koçi
10 Mars 2026, 15:06 | Politikë

Gjykata e Lartë njoftoi se do të amendonte vendimin e Kolegjeve të Bashkuara mbi interpretimin e normës ligjore sesi duhet të vendosen masat e sigurisë ndaj personave që janë nën hetim, shkruan A2 CNN. Iniciativa u mora nga Kryetari i Gjykatës, Sokol Sadushi, ku në dokumentin e publikuar thuhet se praktikat e ndjekura nga vitit 2011, kur është marrë ky vendin, kanë krijuar terren për amendim të saj.

Objekti i kësaj nisme mbetet ndryshimi i pjesshëm i praktikës unifikuese të vitit 2011, pa përjashtuar kompetencën e Kolegjeve të Bashkuara që, gjatë shqyrtimit, të vlerësojnë edhe nevojën për njësim ose zhvillim të mëtejshëm të praktikës gjyqësore, në masën që kjo del e domosdoshme nga ndryshimet e legjislacionit procedural penal dhe nga risitë që ka sjellë jurisprudenca e GJEDNJ.

Gjykata e Lartë

Koha në të cilën merret kjo iniciativë bëhet në një konteks të ngarkuar politik lidhur me masat e paraburgimit. Mes personave të arrestuar, që po qëndrojnë në këtë masë në pritje të gjykimit dhe që kundërshtojnë masën e sigurisë të arrestit me burg janë edhe VIP-at e politikës, si Ilir Meta apo Erion Veliaj.

Por paraburgimi është bërë edhe kryefjalë e qëndrimeve të fundit publike të Edi Ramës dhe eksponentëve të PS-së të cilët i mëshojnë fort tezës se burgjet janë mbushur me persona që janë ende nën hetim.

“Çfarë jemi ne, bashkautor në krijimin e popullit të paraburgosur në Shqipëri?! E dini kush është viktima më e madhe sot e reformës në drejtësi? Parimi i prezumimit të pafajësisë”, u shpreh Rama.

Shqyrtimi në Gjykatën e Lartë do të bëhet në datën 9 prill, por lajmi për këtë iniciativë të Sokol Sadushit, u interpretua nga opozita si tentativë për të minuar veprimtarinë e SPAK.

“Dua të denoncoj edhe veprimin mëtë fundit të kryer nga Gjykata e Lartë e cila dukeshëm e urdhëruar politikisht po kryen një puç kushtetues për të minuar punën e Prokurorisë së Posaçme përmes ndryshimit të standardeve të arrestit me burg”, tha Bardhi.

Nenet që do të interpretojë trupa e Kolegjeve të Gjykatës së Larta janë 228, 229 dhe 2030 që lidhen me rastet kur Gjykata cakton masat e sigurisë për personat nën hetim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos