Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Nga A2 CNN
10 Mars 2026, 07:55 | Politikë

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në

Më 10-11 mars 2026, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare.  

Sipas njoftimit të MEPJ, ministri Hoxha do të pritet nga zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.

Në fokus të takimeve do të jetë partneriteti në rritje mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe angazhimi për përparimin e mëtejshëm në përmbushjen e kalendarit ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027.

Me ftesë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Ministri Hoxha do të jetë ndër folësit kryesorë në panelin me titull “Fuqizimi i BE përmes Zgjerimit”, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve.

Diskutimet do të përqendrohen në mënyrat se si procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian mund të forcojë sigurinë dhe stabilitetin e Unionit, si dhe në rolin e zgjerimit si një investim afatgjatë për të ardhmen e rajonit.

Ministri Hoxha do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë për të nderuar mësuesit e gjuhës shqipe në Belgjikë dhe Luksemburg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos