
Raportuesi për Ballkanin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, u shpreh pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, se është folur mbi procesin e integrimit të vendit.
“Kemi pasur një bisedë shumë frytëdhënëse, folëm për procesin e integrimit në BE. Vizitova edhe SPAK dhe biseduam me anëtarë të qeverisë. Duhet transparencë dhe qasje e hapur ndaj sistemit gjyqësor të këtij vendi”, tha Beyer.
“Folëm për këtë dhe në lidhje me atë që mund të bëjmë për të mirën e shqiptarëve”, tha mes të tjerash zyrtari gjerman i Bundestagut.
(A2 Televizion)
