Të hënën gjyqi, Meta kërkon transmetim live të seancave në GJKKO

Nga A2 CNN
25 Prill 2026, 12:07 | Politikë

Të hënën gjyqi, Meta kërkon transmetim live të seancave

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë publike Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar që të gjitha seancat gjyqësore ndaj tij të transmetohen drejtpërdrejt.

Kjo kërkesë vjen në prag të nisjes së gjykimit në themel për dosjen ndaj Metës, që do të zhvillohet të hënën, më 27 prill. Në të njëjtën çështje janë marrë të pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, si dhe tre persona të tjerë.

Postimi i Ilir Metës

Në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë bashkëkombasve, kudo që ndodhen, të cilëve u kam shërbyer me përkushtim, përgjegjësi maksimale dhe ndjenjë të thellë patriotizmi në detyrat më të larta shtetërore (President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër), i drejtohem sot Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën publike për të garantuar transmetimin e drejtpërdrejtë (live) të të gjithë këtij procesi, nga seanca e parë, të hënën, më datë 27 prill 2026 dhe deri në fund.

Në funksion të informimit publik, të gjithë gazetarëve dhe mediave të interesuara duhet t’ju garantohet sinjali i transmetimit (live). Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik!”

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos