“Dëmi është bërë”, Krasniqi: Kosova ka humbur aleatët dhe prestigjin ndërkombëtar. Nuk ofrohet më zgjidhje  

Nga A2 CNN
6 Maj 2026, 20:57 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi duke analizuar situatën e krizës politike në Kosovë thekson se ky vend ka humbur në imazhin ndërkombëtar.

Sipas Krasniqit cilado parti që t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme të parakohshme nuk ofrohet një zgjidhje. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN politologu vuri në dukje se dëmi i Kosovës është ekonomik, social, dëm prestigji dhe humbje e aleatëve, në një kohë kur bota po ndryshon kaq shumë.

Kur bota është në krizë, detyra e vendeve të vogla është të konsumojnë sa më pak kriza, të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të përballen me krizat. Në rastin e Kosovës, në mënyrë të habitshme, kur tërë bota është në krizë, prodhohet një krizë”, tha Krasniqi.

Pashë raportimin e mediave ndërkombëtare kur ndodhi vendimi për zgjedhjet e parakohshme dhe termi ishte kudo i njëjtë, kryeministri që ka fituar zgjedhjet nuk arriti dot të sigurojë konsensus dhe si i tillë e solli vendin në një situatë të zgjedhjeve të parakohshme të panevojshme për Kosovën. Këshilla Perëndimore është evitoni situata të tilla që s’kanë as sens politik, nuk ofrojnë zgjidhje dhe sikur t’i fitojë një parti apo tjetër zgjedhjet, nuk ofrojnë zgjidhje sepse dëmi është bërë. Dëmi është ekonomik, dëm social, dëm prestigji, ke humbur kohën, ke humbur aleatë, kur bota po ndryshon kaq shumë”, vijoi arsyetimin e tij politologu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos