“Rama i premtoi Osmanit votat e PDK-së”, debat mes Lolit dhe Abazit. Ish-zv.kryeministri: Thikë pas shpine ndaj ish-Presidentes

Nga A2 CNN
6 Maj 2026, 20:40 | Politikë

Ish-zv.kryeministri i Kosovës Haki Abazi debatoi me ekspertin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Egon Loli, lidhur me raportet Kurti-Osmani dhe rolin e Edi Ramës në zhvillimet politike në Kosovë.

Sipas Abazit, kryeministri Kurti e përdori Vjosa Osmanin dhe më pas kur ajo nuk i duhej më e goditi "me thikë pas shpine".

Ky argument u kundërshtua nga Loli, i cili theksoi se Osmani nuk i kishte votat për t'u rizgjedhur Presidente. Madje Loli shkoi më tej, kur u shpreh në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN se kishte informacione se Rama i premtoi Osmanit se do t’i bëjë votat që i duhen, përmes PDK-së.

DEBATI

Abazi: E përdori dhe e goditi Osmanin me thikë pas shpine, kjo është puro politikë ballkanase.

Loli: Nuk është tamam kështu. Edhe ti vet e di që Osmani s’i kishte votat.

Abazi: Jo i kishte votat.

Loli: Meqë ma the këtë punën e thikës. Edhe unë mund të them që Vjosa Osmani kishte marrë premtim nga Rama që do të bëjë votat e PDK-së. Janë nga burimet e mia. Ose në takimin e Bordit të Paqes, ose një ditë para pavarësisë. I premtoi se do t’i bëjë votat e PDK-së, dhe hajde tani të gjejmë se kush i futi thikën kujt!

Abazi: Ore zotëri Rama është kryeministër i Shqipërisë, edhe nëse e ka bërë atë premtim në rregull është. Nuk është Vuçiçi, është Rama. Shyqyr erdhëm në kohën kur Rama ndikon në Kosovë dhe jo Vuçiçi.

Loli: Nuk është problemi me bashkëpunimin me institucionin e Kryeministrit. E kam fjalën për bashkëpunimin përtej institucional me personin që quhet Edi Rama.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos