
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, në emisionin “Ditari i Pasdites”, nga Pandi Gjata në A2 CNN, ka folur për ndarjen nga jeta të akademikut dhe politikanit Servet Pëllumbi, duke e vlerësuar si një figurë të rëndësishme në zhvillimet e brendshme të Partisë Socialiste.
Koçi u shpreh se në periudhën kur Fatos Nano ndodhej në burg, Servet Pëllumbi ka pasur një rol ekuilibrues brenda partisë, në një kohë kur sipas tij kishte tensione dhe përplasje të brendshme politike mes grupeve të ndryshme.
Ai theksoi se në atë periudhë kishte përplasje politike brenda Partisë Socialiste, përfshirë edhe rryma të drejtuara nga Ilir Meta dhe figura të tjera, ndërsa Pëllumbi, sipas tij, ka ditur të ruajë balancën mes palëve.
“Shiko profesor Serveti në atë kohë ishte në fakt në një lloj presioni që ushtronte pala që kryesisht kishte për protagonist Ilir Metën, sepse në kohën që ishte Nano në burg praktikisht në Partinë Socialiste kishte një lloj gjenerimi për ta burgosur politikisht në Partinë Socialiste…”
Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Servet Pëllumbi në ngjarjet politike të kohës, duke e përshkruar si një figurë me rol stabilizues dhe njerëzor në zhvillimet brenda Partisë Socialiste.
“Profesor Serveti ka qenë gjithmonë ekuilibrist. Ka ditur të manovrojë mes atyre lloj presionesh që vinin nga të dyja palët…” (A2 Televizion)