Demokratët në protestë, PD rrethon sot Kryeministrinë për largimin e Ramës

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 11:15 | Politikë

Partia Demokratike mban sot protestën e radhës kombëtare para Kryeministrisë. Tubimi do të mbahet në orën 19:00 dhe Sali Berisha bën thirrje për një protestë paqësore. Kërkesat e opozitës mbeten të njëjta: largimi i qeverisë Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.

Të djathtët akuzojnë mazhorancën se, si pasojë e korrupsionit, kanë bllokuar edhe procesin e anëtarësimit në BE. Ndërkohë, dje nuk munguan debatet në Kuvend mes palëve. Tre interpelanca nuk u zhvilluan, për shkak se kreu i mazhorancës dhe dy ministrat e tij nuk ishin të pranishëm.

Demokratët dhe socialistët në seancë diskutuan për integrimin, si një proces që ka nevojë për më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos