Gazetari Armir Shkurti deklaroi se operatorët e transportit publik pretendojnë që nuk janë paguar nga Bashkia Tiranë për abonetë e studentëve dhe pensionistëve, dhe për këtë arsye, sipas tij, “shfrytëzuan momentin që u rrit nafta” dhe “bënë presion” duke ulur flotën e autobusëve.
“Sa i përket krizës së autobusëve, nuk është problemi që ata shfrytëzuan momentin që u rrit nafta. Që nga janari 2025, me premtimin e kryebashkiakut të Tiranës, pensionistët dhe studentët udhëtojnë pa para dhe këto para duhet t’ua jepte Bashkia e Tiranës. Ata pretendojnë që këto para nuk i kanë marrë”, tha Shkurti në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Duke mos i pasur këto para dhe duke qenë nën presionin e rritjes së çmimit të naftës, ata kanë bërë presionin në kohën e duhur dhe bravo u qoftë”, shtoi gazetari.
(A2 Televizion)