
Punonjësit e shërbimit pranë godinës së Kryeministrisë kanë nisur të instalojnë mbrojtëse metalike për sigurinë e objektit, raporton A2CNN.
Panelet metalike po vendosen në instalacionin që qëndron në hyrjen ballore të godinës së Kryeministrisë. Po ashtu një gardh metalik pritet të vendoset për të ruajtur perimetrin në oborrin e objektit.
Opozita do të protestojë sot në orën 18:00 para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e kreut të qeverisë Rama. Në kërkesën për marrjen e lejes PD nuk ka specifikuar orën se kur do të përfundojë protesta, mëson A2CNN.
1400 forca policore, përfshirë efektivë të Forcave të Rendit, FNSH-së dhe Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë të gatshëm në protestë.
Protesta e sotme mbahet në një datë të shënuar, pasi më shkurt të vitit 1991 bëhen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës. (A2 Televizion)