Juristi Indrit Sefa, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se “çështjet e gjykuara nga gjyqtarja nuk kthehen më”.
“Çështjet që ka shqyrtuar kjo gjyqtare nuk kthehen më. Nuk e ka legjislacioni shqiptar sepse ajo ka qenë në detyrë. Se kështu i bie që ka gjyqtarë të Gjykatës së Lartë që janë dënuar për korrupsion. Tani të gjithë gjyqet që ky gjyqtar i Gjykatës së Lartë që është dënuar për korrupsion duhet të kthehen?”, tha Sefa.
Sefa shpjegoi më tej pse zgjati kaq shumë verifikimi i gjyqtares Irena Gjoka.
“Prokuroria e Përgjithshme çon letër-porosi shtetit grek nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe pret përgjigjen. Është marrë përgjigjja, është administruar, ka arritur në konkluzion dhe ne na intereson dhe konkluzioni i prokurorisë. Mendoj, ashtu siç ka kërkuar prokuroria që ia ka drejtuar direkt Këshillit të Lartë Gjyqësor, ia ka drejtuar me qëllim të vetëm për t'i thënë që unë nuk kam element për t'i ndërprerë detyrën kësaj ose për ta çuar për proçedim penal, por është detyra juaj. E dyta, lexoni formularin e dekriminalizimit. Thotë: keni dëbime 10 vitet e fundit? Që do të thotë dëbime, jo ndalime. Unë po them dëbime 10 vitet e fundit dhe formulari është plotësuar në 2016. 10 vitet e fundit janë 2006. Nuk ka pasur asnjë detyrim ligjor për ta deklaruar. Pastaj thotë: keni dënime penale të formës së prerë në ndonjë shtet të Bashkimit Europian apo jo? Këtu zonja ka nënshkruar jo. Tani, në rast se vërtetohet, sikur vetëm një akt, po them nga procedura gjyqësore, zonja ka pasur dijeni ose më saktë ka çuar avokatin në gjyq, në vlerësimin tim ka elementë të veprës penale”, u shpreh Sefa.
(A2 Televizion)