Lirohet nga detyra prefekti i Korçës, ja kush emërohet në vend të tij

Nga Artin Halili
21 Janar 2026, 17:32 | Politikë

Lirohet nga detyra prefekti i Korçës, ja kush emërohet në

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole, i emëruar në këtë pozicionin më vitin 2022.

Për afro 4 vite, Jole ka drejtuar një prej institucioneve më të rëndësishme lokale në qarkun e Korçës.

Jole gjatë këtyre 4 viteve ka qenë i pranishëm në gjithë problemet e juglindjes duke filluar nga emergjencat civile, politikat e nivelit rajonal dhe paketën e përbashkët turistike;

Lirohet nga detyra prefekti i Korçës, ja kush emërohet në
Në foto Florinda Zegullaj

Florinda Zegullaj është emri i ri që do të drejtojë prefekturën e Korçës, një emër jo aktiv në politikën lokale por me pozicione të rëndësishme në Universitetin e Korçës, si përgjegjëse e sektorit të prokurimeve dhe investimeve. Zegullaj është pjesë aktive edhe në nismat me fëmijët me autizëm, ka mbaruar master me vlerësime të larta në Poloni si doktore shkencash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos