Deputetët e PS që do të shkojnë në Prishtinë për të marrë pjesë në mbledhjen e dy Parlamenteve të premten.
Disa prej deputetëve do të udhëtojnë me automjete personale, ndërsa shumica prej tyre kanë kërkuar transport nga Kuvendi.
Në mbledhjen e përbashkët mes të dy kuvendeve, nga Shqipëria do të jenë vetëm 60 deputetë, 36 prej tyre nga mazhoranca dhe 24 nga opozita, ndërsa 70 ligjvënës do të jenë nga parlamenti i Kosovës.
I pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministri Edi Rama edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Në agjendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, do të nisë mbledhja me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali. Ky takim do të përmbyllet me një fjalim të Kurtit dhe Ramës.
Deputetët e PS
Kryetar Grupi
1. Niko Peleshi
Nenkryetar i Kuvenit
2. Bledar Cuci
Komisioni i Ligjeve
3. Klotilda Bushka
4. Eduard Ndreca
5. Toni Gogu
6. Ermonela Valikaj
7. Pandeli Majko
8. Xhemal Qefalia
9. Olta Xhacka
10. Saimir Hasalla
11. Denis Deliu
12. Plarent Ndreca
13. Arkend Balla
Komisioni i Medias + Shendetesia
14. Evis Kushi
15. Desantila Tahiraj
16. Lindita Buxheli
17. Teuta Ramaj
18. Ilir Topi
19. Petro Koci
Komisioni i Ekonomise
20. Eduar Shalsi
21. Blerina Gjylameti
22. Eni Zake
23. Antoneta Dhima
24. Milva Ekonomi
25. Vullnet Sinaj
26. Pranvera Resulaj
27. Frrok Gjini
Komisioni i Jashtem + Integrimi
28. Mimi Kodheli
29. Etjen Xhafaj
30. Blendi Klosi
31. Lavdrim Krrashi
Komisioni per Sigurine
32. Nasip Naco
33. Bardhyl Kollcaku
Veprimtaria Prodhuese
34. Fadil Nasufi
35. Edona Bilali
36. Mirela Pitushi
Deputetët PD Kosovë:
1. Gazment Bardhi
2. Flamur Hoxha
3. Isuf Çela
4. Lefter Gështenja
5. Ramadan Likaj
6. Xhelal Mziu
7. Asllan Dogjani
8. Dashnor Sula
9. Eralda Bano
10. Ferdinant Xhaferri
11. Ina Zhupa
12. Kastriot Piroli
13. Kreshnik Çollaku
14. Lindita Metaliaj
15. Luan Baçi
16. Oriela Nebiaj
17. Qani Xhafa
18. Saimir Korreshi
19. Tomorr Alizoti
20. Andia Ulliri
Jashtë grupeve Parlamentare
1. Kasem Mahmutaj
(A2 Televizion)