Dashamir Shehi e zbulon: Jemi thirrur nga Ambasada e SHBA! PS e PD bashkuan votat për kodin zgjedhor

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2024, 21:11 | Politikë

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është thirrur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, për të diskutuar mbi çështje me rëndësi për procesin zgjedhor në Shqipëri.

Komentet Shehi i bëri në emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, ku tha se PS dhe PD bashkuan votat për kodin e ri zgjedhor, me qëllim që t’i zënë fushën e garës të tjerëve.

Ai tha gjithashtu se LZHK bashkë me partitë e tjera opozitare e kanë çuar këtë ligj deri në Gjykatën Kushtetuese, ku presin një përgjigje.

“Na kanë takuar edhe ne në Ambasadën e SHBA, njësoj si këta. Por këta bëjnë zhurmë, ndërsa ne nuk bëjmë zhurmë si këta. Kur të ftojnë në shtëpi, nuk dalin jashtë shtëpisë muhabetet që bëhen.

E njëjta situatë është. Ne e kemi bërë të qartë se këto probleme janë. Problemi jonë, që nuk është i këtyre zotërinjve, është ligji zgjedhor, që ne e quajmë dhunim të demokracisë.

PS dhe PD puqën votat për t’i zënë fushën të tjerëve. Ne e kemi çuar deri në Gjykatë Kushtetuese. Më shumë se kaq nuk kemi se çfarë të bëjmë, se matan gjykatës vetëm Zoti është”, tha Shehi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos