Megi Fino, zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, u shpreh se periudha mes viteve 2026 dhe 2030 do të jetë më konkrete sa i përket diasporës sepse, sipas saj, “do të diskutohet me diasporën”.
“E rëndësishmja e Samitit të Diasporës është të vijojmë me projektet konkrete përtej samitit. Strategjia 2026-2030 do të jetë më konkrete sepse do të diskutohet me diasporën”, tha fillimisht Fino.
“Nëpërmjet këtij samiti, diapora do të shihet si partner strategjik. Do të krijohën struktura”, shtoi zv/ministrja.
Sipas saj, “duhen krijuar mekanizma që funksionojnë edhe pas samitit”.
(A2 Televizion)