Fond individual për pensionet, Rama: Punonjësit në shtet apo privat mund të kontribuojnë çdo muaj

Nga Fjorela Beleshi
12 Prill 2026, 13:28 | Politikë

Pas takimit me pensionistët, kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë idenë e qeverisë së tij për ta bërë skemën e pensioneve me dy kolona. Përveçse skemës aktuale, Rama në Podcastin e tij sqaroi se do të jepet mundësia për të krijuar fondin individual të pensioneve.

Kombinimi mes kontributit të punonjësit dhe punëdhënësit, në fund do të bashkohet me pensionin i cili përfitohet nga shtylla e parë e skemës së pensioneve.

Edhe njëherë nënvizoi faktin se paga do të indeksohet çdo dy vite, ndërsa pritet t'i jepet një vëmendje e veçantë sektorit të shëndetësisë.

Në fund të komunikimit të tij kryeministri lajmëroi se këto ditë Shqipëria do të marrë një raport të BE, përmes instrumentit përkatës të SIGMA- dhe OECD, që ka analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos