“Do të jemi opozitë e besueshme për shqiptarët në zgjedhje”, Çupi: Pushteti i Ramës i dobët dhe i paaftë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2024, 21:46 | Politikë

Do t’i qëndrojmë përballë Edi Ramës dhe do të jemi një opozitë e besueshme për shqiptarët në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Këtë besim deputetja demokrate, Dhurata Çupi, e bazon tek “pushteti i dobët qeverisës” dhe tek alternativa e opozitës në këto zgjedhje.

“Do t’i qëndrojmë përballë këtij pushteti, do të jemi në terren. Do të jemi këtu se është një pushtet kaq i dobët që po të jetë një opozitë e fortë me alternativë qeverisëse dhe me ekip drejtues dhe një skaletë në fushatë elektorale patjetër që do ta mundim. Pak nga pak do t’i bëjmë të gjitha dhe ne do të jemi një opozitë e besueshme për zgjedhjet e vitit 2025 dhe e besoj këtë që them. Këta nuk dinë të punojnë, janë të paaftë dhe nuk ua hedh dot në aftësi për korrupsion e shitje. Dinë të vjedhin. Rezistojnë se vjedhin blejnë votat. Kanë marrë zgjedhjet në tavolinë”, u shpreh Çupi në Debatin nga Alba Alishani në A2 CNN.

Në A2, Çupi theksoi se në këto vite opozita është sulmuar jo vetëm nga mazhoranca qeverisëse, por edhe nga pushteti legjislativ dhe organizatat e pavaruara, teksa sjell në vëmdnje hetimin ndaj Berishës, të cilin e quan qesharak.

“Është një opozitë që ëhstë sulmujar nga një mazhorancë pushtet gjyqësor, mediatik, legjislativ shumë organizata të pavarura që ushqehen nga kjo qeveri. Ne kemi liderë të opozitës që janë në hetim. Dosja për Berishën qesharake e palidhur dhe e paqepur. Kallëzimi është bërë në 20202 për një ligj në 2006 dhe prova sillet në 2023. Kemi një opozitë të sulmuar në mënyrë të vazhdueshme dhe pasojat e ndasisë së demokratëve. Mazhoranca sulmon në mënyrë të vazhdueshme opozitën, mazhoranca merr zgjedhjet në tavolinë. Ne përdorim fjalën e denoncimin dhe për këtë shkojmë në burg. Ata për milionat e vjedhura vazhdojnë të shfrytëzojnë pushtetin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos