Pas njoftimit të fundit të Ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë mbi rrezikun e sulmeve nga grupe të lidhura me Iranin, gazetari Bledian Koka deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN se duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të evidentuar se sa rrezik mund të ketë.
“Unë mendoj që ky mesazh i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të shoqërohet patjetër nesër, minimalisht me një reagim, ose nga Ministria e Mbrojtjes ose nga Ministria e Brendshme, ose mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të evidentuar, në koordinim me informacionet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se sa rrezik mund të ketë. Ajo që shikoj unë aty nuk thuhet që një raketë balistike nga ato që e kanë rrezen mbi 6.000 km mund të niset nga Teherani drejt Shqipërisë. Por sipas këtij lloj informacioni, duket sikur ka informacione nga ana e shërbimeve, grupime të caktuara ose njerëz të caktuar të cilët mund të kenë empati apo simpati për regjimin e Iranit, mund të inkurajohen për të për të bërë incidente”, tha Koka në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Ai ngre shqetësimin për sigurinë e hyrjes në kampin Ashraf në Manzë, ku sipas Kokës, nuk ruhen nga policia apo ushtria, por nga roje private.
“Nga verifikimi i fundit që bëra pashë që vend hyrja kryesore në kampin e Ashraf në Manzës nuk ruhet nga as nga forcat e policisë dhe as nga forcat e ushtrisë, por ruhet nga roje private. Dhe kjo më çon pastaj tek analiza e informacionit që është publikuar sot nga ana e ambasadës amerikane”, tha ai.
Duke komentuar mesazhin e ambasadës amerikane, gazetari theksoi se është tipik diplomatik, që nuk përmend kërcënime konkrete, por paralajmëron për rrezik potencial ndaj interesave amerikane dhe elementëve të opozitës iraniane që ndodhen në vend.
“E para punës ai flet për një rrezik të përgjithshëm dhe nuk flet për një për një rrezik specifik edhe pse e përmend si me thënë e përmend rastin e prezencës së opozitës iraniane. Pastaj flet edhe për objektive të dyfishta, flet edhe për interesin amerikan, por që është që mund të jetë ambasada amerikane, mund të jenë ndërmarrje amerikane dhe sigurisht edhe prezenca e qytetarëve amerikanë të cilët mund të shfaqen në vende publike dhe sigurisht që përmendet edhe rasti i opozitës iraniane siç është dhe këtu është ky rasti kur flet për objektivet e buta që janë në supermarkete, bare, restorante. Mesazhi është tipik diplomatik. Pra nuk flet për gjëra specifike, flet për një informacion të përgjithshëm dhe këto lloj mesazhesh kanë dy momente. Vijnë së pari informacione të përgjithshme nga inteligjenca dhe fjalia e parë janë interesat amerikane”.
Koka solli në vëmendje edhe raportet e vendit tonë me Iranin, që sipas tij janë më të tensionuarat në Ballkan dhe Europë.
“Mendoj që një nga vendet me raportet më të tensionuara me Iranin në Ballkan dhe po doni dhe në Europë është Shqipëria. E para punës nis çështje që nga vendimi që kanë marrë dy krahët politikë si zoti Berisha dje në qeveri dhe zoti Rama sot, për të strehuar së pari zoti Berisha 300 muxhahedinë dhe më pas zoti Rama nga 3.000 deri në 6.000 numri është pak i paqartë për prezencën e tyre në Manëz. Dimë që momenti i parë i thyerjes së fortë, mes Shqipërisë dhe Iranit, ka qenë viti 2018, atëherë kur Shqipëria vendosi të përzërë dy diplomatë iranianë, të cilët i akuzonte asaj kohe për organizimin e sulmeve terroriste. Një nga ato u përfol se mund të ishte qëllimi edhe për të vrarë ë kryegjyshin botëror Baba Mondin dhe kjo ishte arsyeja. Më pas eskaloi situata në 2021-in, kur vendosëm që të mbyllim dhe të ndërpresim totalisht marrëdhënie diplomatike me Iranin dhe hapi tjetër ka qenë pajo që ndodhi me hakërrimin. Dhe pak ditë më parë dhe sot është folur që këto hakera kanë arritur të penetrojnë deri tek faqja e Gjykatës së Lartë por ajo që më bëri përshtypje nga njoftimi është që këtu nuk flitet për sulmin kibernetik”, tha Koka. (A2 Televizion)