
Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar një rast të rëndë në Tiranë, ku sipas tij një postier ka kërkuar mbrapsht pensionin e një qytetari pasi kishte mësuar se ai kishte ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për Gugash Kamberin, i cili sipas Braçes ishte një mbështetës i Partisë Socialiste dhe një qytetar aktiv deri në fund të jetës së tij.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe e cilësoi veprimin si të papranueshëm dhe jo njerëzor. Ai shkruan se postieri fillimisht kishte dorëzuar pensionin në familje, por më pas ishte kthyer për ta marrë atë mbrapsht.
“Mesova nga familjarët që sot ishte paraqitur në familje postieri dhe kishte dorëzuar pensionin. Më pas është kthyer dhe ka kërkuar mbrapsht të ardhurat. Nuk e di ku e gjeni kurajon ta bëni këtë në një ditë si kjo. Bëhuni njerëz”, shkruan Braçe.
Postimi i plotë
GUGASH KAMBERI ISHTE NJE BURRE,
NJE PRIND, NJE GJYSH, I MIRE-MBETI I TILLE,
MBETET I TILLE!
Nje jete e tere e ndertuar permes punes, nderit, dinjitetit, miresise, semundjes qe e kufizoi por dhe jo;
Ishte aktiv deri ne fund!
GUGASH KAMBERI ISHTE NJE SOCIALIST;
Ne krye te nje familje qe na ka mbeshtetur pafund;
Edhe une e mora mbeshtetjen ardhur ne Tirane, prej tij dhe familjes se tij;
Ashtu i paralizuar nuk mungoi dhe erdhi ne qendren e votimit nje vit me pare, VOTOI edhe nje here; mua me mahnit forca e vendosmeria e te tille njerezve; MBI TE GJITHA ME BEN PERGJEGJES NDAJ TYRE, FAMILJEVE TE TYRE!
Dua ta ngushelloj FAMILJEN KAMBERI, gjithe te dashurit dhe miqte e tyre tek 5?sa, 9ta e kudo qe jane!
GUGASH TE QOFTE I LEHTE DHEU NE GJOKS;
U KUJTOFSH E NDEROFSH SIC ISHE-I MIRE!
______________________
Tani kam nja dy fjale;
Mesova nga familjaret qe sot ishte paraqitur ne familje postieri e kishte dorezuar PENSIONIN-te ardhurat; tani ne dreke ishte paraqitur perseri dhe kish kerkuar mbrapsht PENSIONIN-te ardhurat;
Nuk e di ku e gjeni kurajon te beni kete ne nje dite si kjo?!
NUK DI! JAM PA FJALE!
Ka qene gjalle ne MARS! Ishte gjalle edhe sot ne 1 PRILL!
Behuni njeeeeereeeeez!! (A2 Televizion)