
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke liruar nga detyra zëvendësministrin Andrea Shllakun dhe në vend të tij ka emëruar në këtë post Pranvera Skanën.
Vendimet janë marrë me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Sipas vendimit, Pranvera Skana emërohet zëvendësministre e Mbrojtjes, ndërsa Andrea Shllaku lirohet nga kjo detyrë.
Të dy vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në Fletoren Zyrtare.
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: Znj. Pranvera Skana emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI EDI RAMA
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: Z. Andrea Shllaku, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI EDI RAMA (A2 Televizion)