“Dumani e mbyll mandatin me faqe të zezë e pasuri të fshehura”, Berisha lexon mesazhin që i la: Drejtësia do e thotë një ditë fjalën

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2025, 10:32 | Politikë

“Dumani e mbyll mandatin me faqe të zezë e pasuri të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, dhe gjyqtares Irena Gjoka, duke deklaruar se të dy kanë hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare. Sipas tij kreu i SPAK e mbyll mandatin e tij me faqe të zezë e pasuri të fshehura.

“Nuk është mesazhi i fundit për Altin Dumanin. Ai, bashkë me Irena Gjokën, ka hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare. Nuk është e fundit. Ai ka hyrë në galerinë e turpit dhe të krimit. Dumani e mbyll mandatin e tij me faqe të zezë e pasuri të fshehura. Asnjë rrogëtar i këtij shteti nuk mund të bëhet me 3-4 apartamente me rrogën e shtetit. Por ky deklaron se jam qira të vjehrri. A e kuptoni ju se çfarë mashtruesi është? Ku i gjeti ky? Unë me rrogën e shtetit kam arritur të blej 40 metër katror ndërtim. Mund të blija më shumë por me kredi. Pa kredi me rrogë nuk blihet”.

Berisha bëri të ditur për mediat se i ka lënë një mesazh Altin Dumanit, ku e cilëson atë armik të pluralizmit dhe të votës së lirë, si dhe mercenar të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij. Sipas tij drejtësia një ditë do ta thotë fjalën e saj për veprat e tij të rënda penale.

“Armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij, Altin Dumani, me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do thotë fjalën e saj”, lexoi Berisha shënimin që i la Dumanit.

“Dumani e mbyll mandatin me faqe të zezë e pasuri të
Mesazhi i Berishës për Altin Dumanin

Sipas Berishës, Dumani ka vepruar në konflikt interesi, duke marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vijuar përfaqësimin e saj ligjor. Ai rikujtoi se e njëjta Gjykatë Kushtetuese, një vit më parë, refuzoi të shqyrtonte kërkesën e 30 deputetëve të PD-së, duke e cilësuar këtë vendim si absurd dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

“Por siç e patë, Irena ka të tjera plot, Altinë ka të tjerë plot, me vendimin që mori Gjykata Kushtetuese, duke i marrë pushtetin plotësisht sistemit të drejtësisë, duke bërë Faktin, Apelin dhe Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë që nuk mund ta bënte kurrë. Mos harroni se kjo gjykatë një vit më parë ka hedhur poshtë, nuk ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e 30 deputetëve të PD me pretekstin absurd që nuk legjitimohen, në një kohë kur Kushtetuta në mënyrë taksative përcakton një të pestën e deputetëve si institucion që mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos