“E turpshme, Berisha i vetmi kandidat”. Demokrati-pedagogut: Nuk është hata!

Nga A2 CNN
30 Maj 2026, 21:32 | Politikë

Gazetari Endri Tafani tha se Partia Demokratike duhet të ndryshojë, duke filluar nga krytetari Sali Berisha. “Vendimmarrja aty qëndron realisht në duart e një personi. Ky është problemi më i madh në gjithë PD-në. Pjesa tjetër është marketing”, tha Tafani në “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2 CNN.

“Ishin zgjedhjet. Ishte e turpshme që kishte vetëm një kandidat. Madje u thosha miqve të mi në PD, po nëse nuk merr shumicën e votave, çfarë ndodh. Nëse janë më shumë kundër dhe abstenim, çfarë ndodh? Partia mbetet pa kryetar? Është situatë absurde. Sepse i bie që i gjithë pocesi të jetë i dështuar. Nuk mund të futesh vetëm me një kandidat në zgjedhje”.

“Ndodh në të gjithë Europën, Manfred Webber (kryetar i Partive Popullore Europiane) është zgjedhur me aklamacion, jo me votë”, iu përgjigj Nikola Kedhi. “Nuk është se po ndodh ndonjë gjë e madhe në Shqipëri dhe nuk ka ndodhur askund tjetër”.

“Keni vetëm një kandidat dhe çdo kandidaturë tjetër që del, përjashtohet”, tha Tafani. “Dhe gjithë kjo procedurë, që përfundoi me një kandidad tregon që, ose kriteret ishin absurde, ose i plotësonte një njeri i vetëm, ose... Është e turpshme për PD, që është një parti e djathë dhe partitë e djathta kanë qendër individin, jo kolektivin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos