Edi Rama mbërrin në Vlorë, inspekton punimet në Lungomare 4

Nga Edi Ruçi
13 Prill 2026, 10:13 | Politikë

Edi Rama mbërrin në Vlorë, inspekton punimet në Lungomare 4

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të hënë në Vlorë.

Kreu i qeverisë e ka nisur ditën duke inspektuar punimet në Lungomare  4, pranë plazhit të vjetër të qytetit bregdetar, raporton A2CNN. 

Në plazhin e vjetër prej rreth 1 viti po realizohet një prej projekteve më madhore infrastrukturore të qytetit, vazhdimi i shëtitores së Lungomares në plazhin e vjetër, dhe ky është fillimi i vizitës së axhendës së Ramës në Vlorë. Rama shoqërohet nga kryetarja e bashkisë Brunilda Mersini dhe përfaqësues të pushtetit lokal, dhe inxhinierë të projektit”, raporton gazetari Edi Ruçi në edicionin e lajmeve, në A2CNN.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos