Edmond Petraj: Veliaj ka 0 probabilitet për t’u kthyer në detyrë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 14:12 | Politikë

Juristi Edmond Petraj, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi me bindje të plotë se Erion Veliaj nuk do të kthehet më në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.

“Erion Veliaj tashmë është i shkarkuar. Këshilli Bashkiak, me një propozim të një grupi të caktuar, vendosi me unanimitet shkarkimin. Edhe pse Veliaj ka bërë ankimim për VKM-në, çështja është shumë e thjeshtë. Veliaj ka punë me nenin 62, forma se si u shkarkua Veliaj. Presidenti nuk ka të drejtë të shqyrtojë themelin, nuk merret Presidenti se si është shkarkuar. Kushtetuta thotë nëse vakanca është prej vendimit të Këshillit të Ministrava, është i detyruar të dekretojë”, deklaroi Petraj.

“Për mendimin tim, dekreti është ezauruar. Nuk rikthehet më Erion Veliaj në detyrë, sepse Këshilli Bashkiak e ka shkarkuar. Mund ta pranojnë që shkarkimi është i padrejtë, por nuk e rikthen dot në detyrë sepse nuk ka fuqi ekzekutive. VKM-ja nuk shfuqizohet dot sepse në rastin e Veliajt është akt individual dhe pjesë administrative. Veliaj kërkon ta çojë në Strasburg, se shkarkimi i tij pretendon se është politik. Erion Veliaj e di mirë që nuk ka më pjesë te Bashkia Tiranë, është shkarkuar. Në detyrë ka 0 mundësi për t’u kthyer. Mbaj përgjegjësi për këtë që po them”, shtoi juristi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos