"Ti mban byzylyqe në dorë si Rama dhe Mazniku"- I riu i PS: Jemi sekt masonik!

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 22:40 | Politikë

Oresti Berberi, anëtar Kryesie i FRPDSH, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, vuri re një të përbashkët mes Edi Ramës, Arbjan Maznikut dhe njërit prej të rinjve të Partisë Socialiste, Gjergji Ogrenit.

“Shikoj midis teje, Edi Ramës dhe Arbjan Maznikut diçka që ju bashkon. Janë ato lidhëset që mbani te dora dhe nuk e kuptoj pse i keni të gjithë njësoj. Ne në PD nuk kemi byzylykë të njëjtë me njëri-tjetrin, që të identifikohemi në fraksione”, tha Berberi.

I riu socialist u përgjigj me ironi: “Është një sekt masonik, ku jemi të futur të gjithë. Dhe marrim pastaj ato postet e rëndësishme”.

Të rinjtë e dy partive më të mëdha në vend folën edhe për figurat që i frymëzojnë në partitë respektive.

“Më frymëzon Edi Rama. Sara Mile është një prej tyre. Është e re vetëm 30 vjeç. Bora Muzhaqi vinte nga Anglia, nuk kishte asnjë post partiak. Romina Kuko dhe Arbjan Mazniku”, tha Ogreni.

Përkundër tij, të riun demokrat Oresti Berberi nuk e frymëzon lideri i PD-së, Sali Berisha. Ai tha se kishte vetëm një deputet nga radhët e demokratëve që e frymëzonte, ndërsa i dyti ishte babai.

“Figurë politike aktuale nuk kam. Që pëlqej është Alizoti, që përfaqëson një klasë të persekutuarish politikë. Dhe i dyti dhe i vetëm që frymëzon Oresti Berberin është i ati. Asnjë figurë tjetër, as Berisha nuk më frymëzon”, tha Berberi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos